Home artikuj NUK DI KE TE BESOSH.

NUK DI KE TE BESOSH.

nga Arian H Asimi

Eshte vetem nje opinioni im personal, ndoshta dikush e di te verteten.

Kisha kohe qe po nuhatja dicka te cuditshme dhe te jem i sinjqerte nuhatja nuk me zhgenjehu . Kur ambasadori Grenell bente fushate per Boss’in e tij z.Trump ne Shtetin e Michiganit pati shume mos marveshje dhe grindje me komunitetin shqiptar qe i perkiste te djathtes, bile disa dolen hapur duke perkrahur Biden pas zgjedhjeve. Pyes nje mikun tim ne Michigan dhe i them pse nuk ju la pershtypje te mira ne takim ambasadori Grenell, ai mu pergjigj se eshte antishqiptar dhe punon per Edi Ramen, me nje fjale jo PRO interesave te se djathtes qe ai perfaqeson. Perpara disa javesh po i njejti ambasador i z.Trump del ne nje kanal american NewsMax ne nje bisede live me Edi Ramen per rreth 30 minuta. O man, mendova se duhet ta shikoja me patjeter pasi do ishte nje ndeshje boksi, ku ambasadori do ta grushtonte sharlatanin Rama. Zhgenjim total, mu duk si nje bisede miqsh, edhe dy te dashuruar do ta kishin zili. Grenell sa nuk i mbushte syte me lot nga mungesa e Edi Rames, Rama s’po e duronte dot sa te mbaronte biseda. E kuptoj Ramen me menyren si ai reagon. Vizita e Grenell ne Tirane si person privat menjehere pas Alex’it te Sorosit, la test te hidhur te ne qe besonim ne te djathten americane. Ne amerike qarkullojne fjale nga vete amerikanet qe e kane hoby politiken se e djathta dhe e majta jane bere nje, nuk kane me ndryshim, te dyja partite kane te njejten “melodi”. Personalish e kam supportuar z. Trump sepse une besoj ne politikat e te djathtes per biznesin por asnjehere se kisha menduar qe Trump kishte njere si z. Grenell qe jane te pa afte dhe kushedi se cfare fsheh pas kesaj “dashurie” me Ramen ne dem te Shqiptareve. Nuk dime ke te besojme, po vine kohe te veshtira.

Shihemi ne Shtator

God Bless YOU

Materiale te Ngjashme

2 komente

edmond August 4, 2021 - 2:17 am

Përshëndetje Arian,
Sidoqoftë Meta e dekoroi Grenell-in duke e cilësuar: “promovues i investimeve amerikane në Shqipëri”! A mund të supozoj se janë “aksionerë” të përbashkët në ndonjë biznes?
Uroj të jesh mirë!!!

Pergjigju
Arian H Asimi August 4, 2021 - 9:56 pm

Pershendetje Edmond . Nuk merret vesh ku luhet loja . Shqiperia eshte vendi me ideal per te mbuluar cfare gatuhet. Nuk di cfare te them pervec se te vezhgoj.

Pergjigju

Shkruija nje koment

error: Alert: Content is protected !!