Home artikuj Partneret e Sumes

Partneret e Sumes

nga Arian H Asimi

Nga Arian H Asimi.

Cdo dite qarkullon neper sallonet burdello televizive dhe faqet e zeza te portaleve te rilindjes shprehja bajate “Partner Strategjik” dhe te them te verteten ndjej dhimbje per ata qe nuk e besojne por e pertypin se nuk kane rruge zgjidhje, dhe qesh me ata qe diskutojne me zjarr rreth kesaj shprehje. Por kush eshte partneri yne strategjik dhe pse na duan kaq shume partneret, pse ata “partneret” nuk i ze gjumi per shqiptaret dhe dita dites na e bejne jeten me mizerje. Disa thone se partneri yne eshte EU, disa thone se eshte “Uncle Sam” SHBA, disa thone se eshte Anadolli, disa thone (UNE) se nuk kemi partner, jemi beqare dhe vazhdojme te mastrubohemi per force te zakonit. Shume gjera jane thene e sterthene per shume vjet nga politika dhe tellallet e mediave shqiptare rreth partnereve sidomos analizave pompoze te analisteve dhe ish diplomateve shqiptare te shekullit te 19. Une dua te ndaloj pak te fjala “partner“, cfare eshte partneri , ne politike apo ne biznes, se pak a shume nje kuptim dhe qellim kane, pra dy persona ose dy shtete qe bejne biznes bashke ne menyre te barabarte dhe pa i futur hundet ne shtepite e njeri tjetrit. Kam mbetur vetem te fjala “strategjik“, kete nuk po e kuptoja dhe nuk po e lidhja dot me fjalen partner ne pozicionin e shqiptareve me partneret. Pyeta nje mikun tim per kete fjale dhe ai ma shpegoj qe “strategjik” do te thote qe ata partneret na bejne strategjine, d.m.th ne shqip PLANIN ose PLANET. Nuk eshte ide e keqe qe dikush te te bej planin e jetes tende te shtepise tende ose te kombit tend sidomos kur ke partner te “besueshem” dhe i zoti shtepise ne kete rast udheheqesi politik eshte i pa afte te drejtoj shtepine e tij, jetojme ne shekullin e 21. Problemi eshte se kemi shume partnere dhe secili ka stilin e tij ne krevat, pra ndryshe mendon EU, ndryshe SHBA dhe ndryshe Anadolli dhe kjo krijon nje amulli tek ne pasi nuk jemi te qarte . Keto rreshta i shkrova per te vazduar analizen time rreth injorances qe shitet te kombi im rreth “partnerit strategjik” dhe dashurise se “partnerit strategjik” per dashnoren e tij te virgjer qe quhet Shqiperi . Do ndaloj pak te njeri nga partneret qe eshte SHBA dhe perfaqesohet ne shqiperi nga Xhorxh Soros me Shoqerine e Hapur. Me kujtohet intervista e kryeprokurorit Llalla dhene ne Syri TV, ku ai fliste rreth konfliktit te tij me me ambasadorin Lu, rreth shoqerive te naftes te cilat hodhen ne ere nje fshat te tere dhe asnjehere nuk i paguan shqiptareve asnje lek per naften qe po vjedhin nga toka shqiptare. Shume nga ju thone, se cfare lidhje ka Soros me kompanite nafte nxjerrese qe thithin naften shqiptare falas? Une them qe ka, ka shume, sepse Soros nuk prodhon dollare por eshte nje nga investitoret me te medhenj ne kete fushe. Paraja nuk prodhon para po nuk e investove, thone amerikanet dhe kjo eshte e vertete. Sa me shume rritet fucia e naftes ne marketin boteror aq me shume agresive behet reforma ne drejtesi nga “partneri strategjik” dhe ai nuk ka meshire ndaj te “korruptuarve” shqiptare . Shume nga ju mendojne se Soros eshte njeriu me i urryer ne SHBA dhe amerikanet nuk e duan, une them qe jo. Amerikanet e duan, bile nga te dyja krahet e politikes Demokrat dhe Republikan sepse ai i sherben amerikes duke kontribuar ne ekonomine amerikane dhe fushatat electorale me financime. Amerika eshte e mire per amerikanet dhe per ne shqiptaret qe jetojme ne amerike dhe kontribojme ne kete shoqeri, por kur vjen ceshtja ne politiken e jashtme me shtete te botes se trete sic jemi ne ne nuk eshte shume miqesore. Po e le si pazell keto qe po shkruaj per ta vazhduar ju me mendimet tuaja sepse une e di qe ju nuk jeni injorante te bersoni se cfare ju shesin analistet dhe opinionistet e ores 21 ne mediat shqiptare . Partner pa interes nuk ekziston dhe ashtu duhet te jete por me nje ndryshim, interes per te zhvatur pasurite e shqipareve apo interes bilateral.

Continues / Vazhdon

Materiale te Ngjashme

Shkruija nje koment

error: Alert: Content is protected !!